
Dr.Edvin Prifti
Terapia gjenetike me mRNA, e cila u ideua dhe zbulua nga Robert Malone kryesisht për trajtimin e kancerit, por edhe sëmundjeve të tjera gjenetike po evoluon në drejtimin që ajo duhet ta ketë. Rezultatet e para në trajtimin e melanomës, një tumor problematik, janë shumë premtuese.
Me pak fjalë, ky trajtim i ri është një trajtim i personalizuar, pra pasi hiqet tumori dhe studiohen mutacionet gjenetike të qelizës tumorale, prodhohet një mRNA, e cila injektohet në organizëm për të nxitur qelizat e trupit të njeriut që ky tumor mos të rishfaqet përsëri. Sigurisht është një event shumë i madh. Sikurse e kam thënë dhe më parë kjo terapi apo edhe të ngjashme me të janë përdorur edhe 20 vjet më parë edhe në kardiokirurgji për të nxitur procesin e prodhimit të enëve të reja të gjakut në zonën e infarktuar me rezultate të mira.
Teknologjia është e njëjtë me “vaksinat” e Covid19, ndryshimi është shumë i madh, të parat iu bëhen njerëzve të shëndetshëm dhe të dytat njerëzve të sëmurë me sëmundje, të cilat kanë një përqindje të lartë vdekshmërie. Shp
Problemi më i madh që e kemi është që përsëri kjo terapi gjenetike edhe në rastin e kancerit quhet “vaksinë”.
Afërsisht 2 vjet më parë në një konferencë shkencore ndërkombëtare mbi terapitë e reja me qelizat staminale dhe terapitë gjenetike ku merrja pjesë dhe evidentoja vazhdimin e studimit të publikuar mbi qelizat staminale ndërkohë si në fotot, dhe ku diskutohej pikërisht mbi “vaksinat” e kancerit e bëra një koment, i cili u prit me ilaritet nga pjesëmarrësit, por edhe me një duartrokitje! Konstatimi im ishte shumë i thjeshtë dhe “naiv”, nëse në përdorim termin “vaksina kundër kancerit” atëherë kemi pranuar që kanceri është një “sëmundje infektive” gjë që s’është, përkundrazi është një mutacion apo shumë mutacione gjenetike që ndodhin, ndërkohë vaksinat janë një terapi për sëmundje infektive. Pra, ne kemi dy rrugë, ose ta pranojmë që kanceri është sëmundje infektive ose termi “vaksinë” të mos përdoret, por kjo terapi të nominohet me emrin e saj që e ka, terapi gjenetike, terapi e personalizuar ndaj kancerit, teknologji e re apo [ka tjetër!
Sigurisht riemërtimi i kësaj terapie në mënyrë korrekte do të sillte termetin në emërtimin e tyre si “vaksina” për Covid19, kështu që vazhdojmë ta mbajmë këtë tymnajë për të mos hapur debate, të cilat mund të kenë probleme të mëdha. Trillimet apo hipokrizia diku gjatë rrugëtimit të tyre shkatërrohen kur bien ndesh me logjiken dhe të vërteten. Le ti quajmë me emrin e tyre si[ quheshin edhe më parë (transportues gjenesh)(foto).
Gjithsesi teknologjia me mRNA qoftë edhe DNA është ditur prej shumë kohësh që mund të jenë efikase për trajtimin e tumoreve dhe për të arritur në trajtimet e personalizuara, të cilat edhe pse të kushtueshme mund të jenë shumë efikase dhe këto të dhëna të reja janë për tu përqafuar dhe shpresuar të jenë konkluduese.
Një i sëmurë me tumor ka pak rrugë për të zgjedhur për trajtimin e tij për të mbijetuar në këtë botë, por një i shëndetshëm ka gjithë botën të tijen dhe ne nuk duhet në asnjë mënyrë që ta cenojmë. Parimi i parë i mjeksisë është “prima non nuocere”- pikësëpari mos dëmto!
PS: Shumë interesant është fakti që ata që bëjnë këto terapi për momentin firmosin që nuk do të kenë trashëgimtarë biologjikë pas marrjes së tyre?? Besoj që kjo ka një domethënie!
Kujdes, gjithsesi të merret informacioni me kujdes. Prof. Robert Malone ka publikuar disa kritika për këtë bum shkencor të publikuar.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.