
Boksierja Donjeta Sadiku ia ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Donjeta në çerekfinale fitoi ndak turkes Esmanur Lok, të hënën pasdite.
Meçi i kategorisë deri 60 kilogramë ishte shumë i fortë. Donjeta dominoi në raundin e parë, por boksierja turke reagoi në të dytin. Në raundin e tretë janë shkëmbyer shumë goditje. Megjithatë goditje më të pastra dha Donjeta, e cila në fund fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve, 4:1.
Emanur Lok kishte pëparësi në gjatësi, që e shfrytëzoi jo pak. Por në shprehje erdhi përvoja e boksieres dardane.
Me kalim në gjysmëfinale, Donjeta e ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë mesdhetare. Por do ta kërkojë të artën.
Në kategorinë deri 60 kilogramë janë vetëm gjashtë boksiere. Në gjysmëfinale, të martën, Donjeta përballet me boksieren e Greqisë, Sofia Legaki.
Në “Taranto 2026” kanë garuar edhe katër boksierë. Të gjithë i kanë humbur luftërat e para. Kështu Donjeta Sadiku vazhdon ta ruajë nderin e boksit kosovar.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.